Aktualitet

Rama flet për “KÇK” dhe njofton ofensivën. Ç’do ndodhë shumë shpejt

Shkruar nga Liberale
Rama flet për “KÇK” dhe njofton ofensivën.

Nga ceremonia e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, kryeministri Edi Rama dha paralajmërimin e radhë për atë që e ka cilësuar organizatën kriminale më të rrezikshme, pagëzuar si “KÇK”.

Rama theksoi se viti 2020 është përcaktuar si vit kyc për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar.

Me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet pastrim i madh, rrënjësor në pallatin e drejtësisë, por koha e nevojshme për të mbaruar këtë pastrim e për të vënë në funksionim të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër dhe ndërkohë në këtë fazë tranzicioni mes një sistemi që po shembet e atij që po ngrihet shoqërinë jonë po përballet me organizatën kriminale, të rrezikshme e përbërë nga prokurorë e gjykatës që e dinë se nuk e kalojnë vetingun dhe i janë bashkuar motos kap ca të kapësh, duke dhënë vendime skandaloze, në cenim të sigurisë kombëtare. Po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE dhe në vijim do ta kthejnë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të policisë së shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KCK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë, dhe paralelisht do vëmë me shpatulla pas murit të cdo anëtari të KCK në prokuroria e gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”, tha kryeministri./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH