Aktualitet

Rama firmos ndryshime në qeveri!

Shkruar nga Liberale
Rama firmos ndryshime në qeveri!

Në mbledhjen e sotme me porosi të kryeministrit Edi Rama, zv/ kryeministrja Belinda Balluku ka firmosur një ndryshim në qeveri në nivel zv/ ministri. Është liruar nga detyra Endrit Molla dhe në vendin e tij zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë u emërua Ami Kozeli.

VENDIMET

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Endrit Molla, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH