Sport

Rama entuziazmon tifozët e Romës, zbulon porosinë e kryeministrit Draghi

Shkruar nga Liberale
Rama entuziazmon tifozët e Romës, zbulon porosinë e kryeministrit

Kryeministri shqiptar është intervistuar nga “Tuttosport”, në vigjilje të finales së shumëpritur në Tiranës, atë të Conference League, e  cila do të luhet më 25 maj.

Mesazhi i kreut të qeverisë shqiptare është pritur me entuziazëm në kampin e Romës, ndërsa shumë grupime tifozësh të Romës kanë ndarë në rrjetet sociale mesazhin e tij.

“Jam shumë i lumtur që Roma ndodhet në finale, - tha Rama. “Që kur isha i vogël, isha tifoz i Juventusit, por gjithmonë kamë bërë tifo për ekipet italiane”.

“Roma është bërë një ekip edhe më simpatik falë José Mourinho, i cili më bëri që të tradhtoj edhe Juven, kur mbërriti për herë të parë në Itali.”

“[Kryeministri italian Mario] Draghi nuk do të mund të vijë në Tiranë për ndeshjen, por më dërgoi një mesazh duke më kërkuar që të mbështes Romën në emër të tij,” - tha Rama.

Rama veçoi tifozët e Romës, të cilët në “Olimpico” me ardhjen e Mourinho-s janë bërë edhe më entuziastë. Në finalen e madhe ndaj Fejnordit pritet të mbërrijnë në Tiranë me mijëra tifozë. Qeveria shqiptare me rastin e finales, e ka shpallur ditë pushimi vetëm për kryeqytetin shqiptar.

“Besoj fort se nëse lojtarët do të ndjekin udhëzimet e trajnerit, Mourinho mund të shkruajë historinë me Romën. Dhe mund të përsërisë atë që arriti Jurgen Klopp me Liverpulin”,- theksoi Rama.

Roma dhe Fejnord do të diskutojnë finalen e një prej tre kompeticioneve të kupave të Europës më stadiumin kombëtar “Air Albania”, mbrëmjen e 25 majit, në një mbrëmje historike për Shqipërinë./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH