Aktualitet

Rama: Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit

Shkruar nga Liberale
Rama: Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social “Facebook” një lajm të mirë për drejtuesit e automjeteve.

Sipas Ramës, këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Rama thekson se eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.

MESAZHI I RAMËS

? Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën?

? Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia?

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit?U kursehen qytetarëve

90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??

#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH