Aktualitet

Rama: E kam kërkuar vaksinën si lypësi më i dalluar

Shkruar nga Liberale
Rama: E kam kërkuar vaksinën si lypësi më i dalluar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në “Open”, se vaksinimi është i rëndësishëm për shkak se secili që e bën vaksinën nuk është më hallkë shpërndarje infeksioni.

Ndërkohë për sa i përket vaksinave të para të mbërritura në Shqipëri Rama ka ritheksuar se nuk do ta thotë emrin e shtetit dhurues. Ai ka shtuar se këtë do ta bëjë në një moment të dytë, por në këtë kohë do të ruaj konfidencialitetin.

"Vaksinat kanë ardhur si kanë vajtur kudo me mjetin e transportit. Me të gjitha kushtet e transportit. Kanë qenë të shoqëruar me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi tjetër speciale e jona. Kanë ardhur si në të gjithë botën. Na e ka kërkuar shteti dhurues që të mos e nxjerrim emrin. Ka qenë një dhuratë për Shqipërinë. Unë e kam kërkuar si lypësi më i dalluar. Më këto kushte konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të themi", tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH