Aktualitet

Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë virusi

Shkruar nga Liberale
Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të një depo farmaceutike në QSUT me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria duhet të përgatitet për një valë të dytë infeksionesh.

Kreu i qeverisë u shpreh se situata është problematike sepse me relaksimin e masave edhe njerëzit nuk po i zbatojnë si më parë ato.

“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan. Shumica e kupton që ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, por megjithatë jeta, rutina, zakonet janë shumë të forta, kështu që ne duhet të përgatitemi për eventualitin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll, vala e dytë ishte, do Zoti mos na sjell para një sprove të tillë, por duhet të jemi të përgatitur”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH