Aktualitet

Rama drejt SHBA-ve për të siguruar vaksinën anti-Covid

Shkruar nga Liberale
Rama drejt SHBA-ve për të siguruar vaksinën anti-Covid

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ku sipas tij do të takohet me prodhues të vaksinës kundër koronavirusit.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në “Twitter”.

Kujtojmë që më herët Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani për të siguruar në kohë vaksinën anti-Covid.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH