Aktualitet

Rama do të padisë Haradinajn: Të vijë ta provojë në gjyq akuzën

Shkruar nga Liberale
Rama do të padisë Haradinajn: Të vijë ta provojë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të hedhë në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Paralajmërimi për padi ndaj Haradinajt, kryeministri Rama e bëri mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, lidhur me një deklaratë të tij për një skenar për ndarje të Kosovës.

Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!”, u shpreh Rama.

Rama ka thënë me tej se u detyrua ta përgenjështrojë publikisht, pasi Haradinaj kishte pretenduar se i kishte bërë presion gjatë një takimi në Berlin, në prani të Merkel dhe Macron për të hequr taksën e vendosur nga ai për produktet serbe.

“Është ish-kryeministri i Kosovës ky dhe dorëheqjen, me demek dhe është akoma atje është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë dhe hera e fundit që të dalë publikisht, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt”, tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH