Aktualitet

Rama: Do të nisim testimin e shpejtë, duhet të shmangim mbylljen

Shkruar nga Liberale
Rama: Do të nisim testimin e shpejtë, duhet të shmangim mbylljen

Përballë rritjes së kërkesës për të identifikuar në kohë përhapjen e virusit, edhe në vendin tonë do të nis përdorimi i testeve që zbulojnë në pak minuta nëse je i infektuar ose jo.

Kryeministri Edi Rama nuk përcaktoi kohë, por tha se mospërdorimi i tyre deri më tani ishte një vendimarrje e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

"Ne nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përvceçse pozitivet, që përfshihet në statistika. Ne nuk kemi teste të shpejta jo se nuk i gjenim dot, por sepse është parë e arsyeshme nga ekspertët të testohet vetëm me PCR. Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces.

Duhet të shmangim me çdo cmim mbylljen e përgjithshme apo të pjesshme. Çmimi nuk është aspak i lartë, është i pranueshëm dhe i pagueshëm", tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH