Aktualitet

Rama: Do të inspektojmë bujqësinë nga qielli, satelitët ngrihen brenda vitit

Shkruar nga Liberale
Rama: Do të inspektojmë bujqësinë nga qielli, satelitët

Kryeministri Edi Rama, në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion” u shpreh se, ka pasur vonesa për të dërguar në orbitë satelitët "Albania 1" dhe "Albania 2", por ideja do të realizohet brenda këtij viti.

Kreu i qeverisë u shpreh se, bujqësia do të inspektohet nga qielli nëpërmjet këtyre satelitëve.

“Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkallë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitëve. Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, por do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh, por duhet të sjellësh faturat. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, tha Rama.

Kujtojmë se, ishte premtuar që satelitët të ishin gati brenda këtij muaji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH