Aktualitet

Rama do ta ndjekë protestën e Berishës nga Vlora

Shkruar nga Liberale
Rama do ta ndjekë protestën e Berishës nga Vlora

Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha ka thirrur sot në orën 19:00 qytetarët nga i gjithë vendi që t’i bashkohen protestës për të larguar kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Vlorës, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e hapjes së bypass të qytetit bregdetar.

Por, pavarësisht kësaj janë marrë masa dhe Kryeministria ka blinduar dyert e godinës, ndërkohë që, në disa rrugë do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Kujtojmë se, Berisha ka paralajmëruar policinë që të mos provokojë protestuesit, ose ndryshe do të përballen me ligjin. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH