Aktualitet

Rama: Do ta ndërtojmë HEC-in e Skavicës me forcat tona

               Publikuar në : 12:29 - 27/05/20 liberale

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të ndërtohet shumë shpejt HEC-i i Skavicës. Rama theksoi se Skavica do jetë një vepër e vështirë, por do të jetë madhështore dhe mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim.

Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back