Aktualitet

Rama: Do konsultohemi me PD-në për emrin e presidentit të ri

Shkruar nga Liberale
Rama: Do konsultohemi me PD-në për emrin e presidentit të ri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të konsultohet me PD-në për emrin e presidentit të ri, pas shkarkimit të Ilir Metës. Gjatë mbledhjes që zhvilloi me deputetët që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit, Rama deklaroi se do bëjnë gjithçka për shkarkimin në bllok të Presidentit.

“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill. Një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, që e turpëron shoqërinë shqiptare, që turpëron çdo qytetar normal të këtij vendi me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e presidentit duke votuar në bllok shkarkimin. Dua ta bëj të qartë që ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë motiv tjetër, përveç pozicionimit tonë publik në anën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët nuk duan ta shohin Ilir Metës në rolin e Presidentit të Republikës. është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë, në varësi si do shkojë ky proces, ne do konsultohemi me PD për emrin presidentit të ri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do ta mbajë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe do ta presë PD-në derisa të vendosë lidhjet me realitetin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH