Aktualitet

Rama: Do ishte mirë që PD të ishte në Parlament, por...

Shkruar nga Liberale
Rama: Do ishte mirë që PD të ishte në Parlament, por...

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat se do ishte mirë që Partia Demokratike të ishte në Parlament, por mungesa e saj tha ai nuk ka krijuar vakum për mosfunskionimin e tij.

“Unë mendoj që vendi s’ka vakum, s’ka se Kuvendi funksionon, procesi legjislativ ecën, ne reformat po i cojmë përpara me prioritete që kemi përcaktuar. Do ishte mirë që PD të ishte në Parlament, ka marrë vendimin e vet të iki, është një vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vetë PD padyshim që s’e ka bërë më të mirë jetën politike të vendit por nuk është se e ka cënuar për mosfunksionim, mund të funksiononte më mirë, por gjithmonë, nuk ka diskutim që ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të diskutojme, të dëgjojmë, reflektojmë, kur ka ide pozitive, por ne jemi të votuar e dënuar të udhëheqim, s’jemi për të pritur që dikush të zgjohet nga gjumi apo të përfundojnë shtriqjen para se të vijnë në punë”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH