Aktualitet

Rama: Djalin e le në gjumë dhe e gjej në gjumë, do kisha dashur të...

Shkruar nga Liberale
Rama: Djalin e le në gjumë dhe e gjej në gjumë, do kisha

Kryeministri Rama ka shprehur dëshirën e tij për t'u kthyer në shtëpi dhe të qëndronte më shumë kohë me familjen. Rama tregoi se djali i vogël, Zaho po rritet dhe e gjen gjithmonë në gjumë. Nga Vlora, kreu i qeverisë tha se ka detyrim për t'i çuar gjërat deri në fund.

”Unë e para një herë po të më pyesje për dëshirën, vetëm për dëshirën nëse do zhvishesha nga çdo gjë tjetër, e do ecja nga dëshira, të them të drejtën do kisha dashur të kthehesha në shtëpi pas kaq e kaq vitesh, në kuptimin më të mirë të fjalës. Po rritet djali i vogël, e le në gjumë dhe e gjej në gjumë në pjesën më të madhe të kohës. Kjo është pjesa e izoluar nga gjëja tjetër”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH