Globi

Rama dhe Abazoviç takohen me Zelenskyn në Kiev

Shkruar nga Liberale
Rama dhe Abazoviç takohen me Zelenskyn në Kiev

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, janë takuar në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Zelensky, ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një video nga takimi me Ramën dhe Abazoviç.

https://youtu.be/PzTgEnlabvs

Ai shkruan se vizitat e partnerëve ndërkombëtarë janë të rëndësishme për të shprehur mbështetjen ndaj popullit ukrainas.

“Partnerë ndërkombëtarë vijojnë që të vizitojnë Ukrainën. Është një mbështetje shumë e rëndësishme për popullin tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç” – shkruan Zelensky.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH