Aktualitet

Rama dënon sulmet kundër Izraelit: Qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit

Shkruar nga Liberale
Rama dënon sulmet kundër Izraelit: Qëndrojmë të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu është bashkuar zërave që kanë reaguar fuqishëm ditën e sotme dhe kanë dënuar sulmet kundër Izraelit, duke i cilësuar si akte terroriste.

Në një postim në Twitter, Rama dënon aktin e rëndë të Hamasit, duke u shprehur se "qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit".

"Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin", shkruan Rama.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Izraeli, 22 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa kryeministri izraelit ka deklaruar se "jemi në luftë".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH