Politikë

Rama: Clinton, presidenti më shqiptar që mund të gjejmë në Amerikë

Shkruar nga Liberale
Rama: Clinton, presidenti më shqiptar që mund të gjejmë

Mbrëmjen e sotme në Tiranë po zhvillohet përpara Kryeministrisë ceremonia e dekorimit të presidentit amerikan Bill Klinton me “Yllin e mirënjohjes për arritjet publike”.

Adresimet e tij të drejtpërdrejta për të dy popujt e përfshirë në një konflikt mizor kanë lënë pa frymë atë natë cdo shqiptar dhe cdo serb. Askush nuk e di si do të kishte qenë e ardhmja e rajonit tonë pa zotërinë. Koha mund të kishte qenë shumë më e zymtë.

Jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë serbët. Gjysmë milion refugjatët kosovarë erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri mund të mos ishin kthyer më në shtëpi.

Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe pas hekurave.

Pa diskutim kontributi i Clinton për Kosovën e eklipson kontributi i administratës Clinton për Shqipërinë kur vendi ynë dilte nga izolimi, si Koreja Veriore në mes të Europës.

Clinton firmosi krijimin e fondit shqiptaro-amerikan duke çelur epokën e re të partneritetit strategjik me SHBA-në.

Ne në Shqipëri nuk merremi vesh lehtë me njëri tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron.

Por unë nuk besoj se në ndonjë vend tjetër të botës, ju do të gjeni një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje, sot dhe gjithmonë.

Shqipëria, sot dhe gjithë ditën është besnike e frymës së metodës Clinton. Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, krahasuar edhe me Teksasin.

Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjendnim në Amerikë” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH