Aktualitet

Rama: Clinton çliroi Kosovën dhe hapi një epokë të re për “fuçinë e barutit”

Shkruar nga Liberale
Rama: Clinton çliroi Kosovën dhe hapi një epokë të re

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ndodhet në Tiranë. Për herë të parë. Në sheshin përpara kryeministrisë ndodhen shumë qytetarë që kanë dalë për t’i uruar mirëseardhjen njeriut që bombardoi Serbinë për t’i hapur rrugën pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama e nderoi me dekoratën më të lartë, “Ylli i Mirënjohjes”. Fjalën i pari e mori kreu i qeverisë shqiptare. Fjalën, Edi Rama e nisi duke thënë se Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën. Më tej, theksin e vendosi te Kosova dhe roli kryesor i Clinton në bombardimin e Serbisë.

Një njeri që para se të hyja në jetën politike ia kam parë dhe lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Jo vetëm ia kam riparë, dëgjuar dhe lexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar, si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes, por edhe artit të tij të komunikimit duke i analizuar.

Clinton, një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Që nga adresimi i Clinton në janarin e 1993, ku predikon fuqinë e drejtësisë, tek fjala e lamtumirës në 2002, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund. Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën” tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH