Aktualitet

Rama citon kryeministrin italian, reagon Basha: Kot fshihesh...

Shkruar nga Liberale

Menjëherë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama ka cituar kreun e qeverisë italiane Xhuzepe Conti, i cili thotë se qeveria shqiptare meritonte negociatat.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar numri një i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit shprehet se Rama po tenton të fshihet pas lojërave të fjalëve, por se BE e ka refuzuar e ndaj duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi”, shkruan Basha.

Opozita e vendit ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër, pasi Shqipëria dështoi të hapë negociatat me Be, pas refuzimit që bëri Franca.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH