Aktualitet

Rama: Brenda 10 vitesh Tirana dhe Durrësi bëhen 1

Shkruar nga Liberale
Rama: Brenda 10 vitesh Tirana dhe Durrësi bëhen 1

Sipas kryeministrit Edi Rama, Tirana dhe Durrësi brenda 10 vitesh do të jenë 1. Ai u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Durrësit se perspektiva e qytetit bregdetar është fantastike dhe është në rrugën e duhur.

Kryeministri deklaroi se këto dy qytete po shkojnë drejt metropolit dhe si të tillë, të dy sëbashku do të jenë kryeqyteti i Shqipërisë.

“Tirana dhe Durrësi sot nuk janë ata që ishin. Tirana dhe Durrësi janë dy zonat që janë rritur në popullsi dhe që janë rritur në ndërtime dhe që kanë futur tubat në të gjitha ato instalimet dhe marrin e thithin, është njësoj si ti vesh një trupi tre zemra e katër zemra dhe t’i thuash funksiono tani me gjakun që ke. Si do funksionojë? Vetëm me një mënyrë funksion me programin e PD-së. Që të ketë më shumë zemra dhe me të njëjtën sasi gjaku të pompojë njësoj. Kështu që për Durrësin unë shoh një perspektivë shumë të rëndësishme sepse duam s’duam ne, gjëja po vjen vetvetiu drejt metropolit. Tirana dhe Durrësi mund të jenë dy bashki gjithmonë, por Tirana dhe Durrësi shumë shpejt, dhe kur them shumë shpejt, brenda një dekade do të jenë një. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka asnjë mënyrë. Ky është destinacioni dhe ne duhet të punojmë me këtë destinacion që ta shohim të lidhur në një zonë. Ky do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë-Durrës. Pastaj quhen qytet të ndryshme, por absolutisht do të jetë një në 10 vjet. Nuk ka ku shkon. Perspektiva e Durrësit është fantastike. Ne jemi në rrugën e duhur për këtë. Besoj që do bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar të gjithë ata që thonë se qeveria është vonuar me procesin e rindërtimit që të thonë se cili vend ka rindërtuar më shpejt se Shqipëria. Ai u shpreh këtë të martë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët se procesi i rindërtimit pati një shtyrje ppër shkak të pandemisë.

“U kam kërkuar bashkive që të bëjnë kontratë me ata që presin një apartament. Ne për fat të keq pas tërmetit na hyri në mes Covid me gjithë atë periudhë marramendëse bllokimi. Duke qenë se në këtë proces kemi shumë aktorë të huaj, u bllokuan veprimet, por procesi pati një shtyrje. Unë i sfidoj të gjithë që të më tregojnë një vend që ka mundur të rindërtojë më shpejt, po ka shpejt unë di, por më shpejt le të ma tregojnë për ata që thonë u vonuam etj”, tha Rama.Kryeministri u shpreh se asnjë qytetar nuk ka ngelur përjashta gjatë rindërtimit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH