Aktualitet

Rama bën thirrje pas tërmetit: Ta përballojmë këtë goditje së bashku

Shkruar nga Liberale
Rama bën thirrje pas tërmetit: Ta përballojmë këtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën me tërmetet, ku deri tani thuhet se kanë humbur jetën 7 persona. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë për këtë situatë.

Më tej ai bën thirrje për qetësi dhe dhe që shqiptarët t'i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Reagimi i plotë

Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura?Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë?

Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH