Aktualitet

Rama bëhet pesimist në Bruksel: Evropën e bashkon plogështia

Shkruar nga Liberale

Ditën e djeshme kryeministri Rama u nis drejt Brukselit. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, ai tha se nuk ishte as pesimist dhe as optimist, ndërsa sqaroi më tej se do të marrë pjesë në tryezën e Partive Popullore Europiane, ku do të takohet me krerët e shteteve të BE-së për të kërkuar mbështetje.

Por mbrëmjen e djeshme, kur ‘dështoi’ takimi Merkel-Macron dhe nuk erdhi asnjë sinjal pozitiv prej presidentit francez për hapjen e negociatave Rama reagoi sërish në rrjetet sociale, me një thënie të diplomatit dhe poeti tmeksikan, Octavio Paz.

“E vetmja gjë që e bashkon sot Europën, është plogështia e saj përballë fatit”, ka thënë Paz, e që Rama e ka postuar si thënie dite./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH