Aktualitet

Rama batuta me Kujtim Gjuzin në Kuvend: Të hëngsha shaminë që...

Shkruar nga Liberale
Rama batuta me Kujtim Gjuzin në Kuvend: Të hëngsha shaminë

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish batuta me deputetin e opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi.

Rama iu drejtua Gjuzit, duke i thënë se mustaqet do i mbeten, pasi nuk ia heq kush.

“Ti Gjuz nuk të heqim dot mustaqet. Të tuat janë mustaqe. Gjuz mos më ndërhy, ‘të hëngsha shaminë që më ke në xhep’. Mos mësoni nga Lulzim Basha. Duhet të akomodoheni me idenë se ka marrëveshje për të adresuar rekomandimet e ODIHR. Mbajtja e komisioneve me anëtar partie nuk e do ODIHR. Ne zgjodhëm luanin ta bëjmë mace. Vazhdojnë me propozime ekstravagance edhe për KQZ-në. Gjuz je i vetmi mbret që bërtet. Mbretërit nuk bërtasin. Këta sa duket mendojnë vetëm se çfarë do bëjnë pasi të humbin”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH