Aktualitet

Rama: Basha nuk duhet të fortifikonte PD, por të kërkonte ndihmën e policisë

Shkruar nga Liberale
Rama: Basha nuk duhet të fortifikonte PD, por të kërkonte

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS iu përgjigj interesit lidhur me situatën në Partinë Demokratike, duke e cilësuar atë dramatike.

Rama tha se policia ishte në sfidën e saj më të madhe në 30 vjet, e gjendur në konfliktin e demokratëve për të njëjtën seli. Sipas tij, Basha nuk kishte nevojë të fortifikonte selinë, por mjafton të kërkonte ndihmën e policisë së shtetit për ta mbrojtur atë.

“Policia e shtetit ishte në sfidën më të madhe në 30 vjet, se kurrë më parë s’e ka pasur sfidën të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë që mund të shkojnë drejt gjakderdhjes. Nuk kishte nevojë të fortifikohej PD, mjafton të kërkohej ndihma e policisë për ta mbrojtur. Basha u mor me fortifikime, duke përjashtuar policinë e shtetit”, tha kreu i qeverisë.

Beteja për interesa vetjake mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të cilët i cilësoi dy kufoma politike, është duke çuar drejt shkatërrimit PD dhe opozitën, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH