Aktualitet

Rama: Basha e Berisha nuk kanë legjitimitet

Shkruar nga Liberale
Rama: Basha e Berisha nuk kanë legjitimitet

Kryeministri Edi Rama tha se situata aktuale e opozitës është e vështirë dhe se uronte që ky proces të shkojë drejt një zgjidhjeje paqësore.

Kur u pyet nëse mazhoranca do të bashkëpunojë për realizimin e reformave me opozitën, Kryeministri u shpreh se veç e veç, Basha e Berisha nuk kanë legjitimitet.

“Është gjithçka për t’u parë sepse nuk dimë më kush është kush në këtë histori. Sigurisht këta dy përfaqësues nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Sigurisht që deputetët e PD, pavarësisht njërit apo tjetrit janë legjitimë, sepse janë aty me votën e popullit. Situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe do të shohim… Uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhje paqësore, dhe dhuna që pamë të mbeten pas”.

Sa i përket reagimit të Policisë së Shtetit në protestën e së shtunës, Rama tha se ajo ishte sfida më e vështirë e saj në këto 30 vjet, sfidë që sipas tij, e përballoi me një qetësi për t’u admiruar.

“Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë në këto 30 vite sepse kurrë ndonjëherë më parë nuk e ka pasur sfidën që të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë që kacafyten. E ka trajtuar çështjen me një qetësi për t’u admiruar. Por gjithçka mund të ishte shmangur, nuk kishte nevojë për ta fortifikuar, mund të ishte thirrur policia dhe mund të ishte mbrojtur (godina e PD)”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH