Aktualitet

Rama: Austria, vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit

Shkruar nga Liberale
Rama: Austria, vendi më i mirë për të marrë veten nga

Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi në “Forumin Europian Wachau” tha se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në.

“Më duket ky vend i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. në këtë lloj kryqëzimi ku disa prej shkallëve shkojnë lart, disa zbresin për poshtë dhe ne jemi në mes. Po, ne mund ta ngremë njeri-tjetrin por po kështu mund ta ulim njeri-tjetrin poshtë. Disa e kuptojnë fare mirë, disa kanë nevojë për më shumë shtysë ta kuptojnë. Sot faktikisht BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nga ana tjetër duhet të them se nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet sepse mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Ndaj urime të gjithë atyre që patën idenë që unë të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im t’i ndalë vrullin gojës sime”, u shpreh Rama.

Ndërsa më tej tha se,  nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit.

“Më lejoni tju them po kështu se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Dua të falënderoj me gjithë zemër, Carolinë që më dërgoi ftesën dhe drejtorin e këtij forumi të shkëlqyer. Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin për mikpritjen e tij të shkëlqyer. Ai është këtu me ne, njësoj siç ulet pranë meje në Këshill, pasi Shqipëria dhe Austria nisin me A. Është më tepër se kaq, kam krah meje udhëheqësin e një vendi që ngahera ka qenë mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë. Faleminderit Karl”, tha Rama duke iu drejtuar kancelarit austriak Karl Nehammer.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH