Aktualitet

Rama: Asnjë kokërr leku për Becchettin

Shkruar nga Liberale
Rama: Asnjë kokërr leku për Becchettin

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria nuk ka paguar dhe nuk do të paguajë asnjë kokërr leku për biznesmenin italian Francesco Becchettin dhe të tjerët që kanë fituar në Arbitrazh. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të rezistojë përballë presioneve.

Shqipëria deri më sot nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Kjo është një botë shumë e komplikuar dhe me shumë procedura dhe ne po bëhemi gjithmonë e më të aftë për të përballuar presionin dhe përplasjet ku edhe mashtro si ky krimineli që u dënua këtu 17 vite, arrijnë që të penetrojnë ndonjëherë. E bëjnë jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me institucione të mëdha” tha Rama.

Francesco Becchetti fitoi gjyqin në Arbitrazh për mbylljen e televizionit “Agon Channel” ku fitoi 110 milionë Euro që duhet t’i paguajë qeveria Rama nga lekët e taksapaguesve shqiptarë për vendimin që mori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH