Aktualitet

Rama akuzon opozitën nga Dibra: Pas përhumbjes në braktisjen e gjatë nga e djathta e rublave duken frytet e punës së socialistëve

Shkruar nga Liberale
Rama akuzon opozitën nga Dibra: Pas përhumbjes në braktisjen e

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën me një foto të postuar nga Dibra ku shprehet se pas përhumbjes në braktisjen e gjatë nga e djathta e rublave që e la vendin djerrë, sot sipas tij duken frytet e punës së socialistëve.

“Mirëmëngjes dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave.

Duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”, shkruan Edi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH