Aktualitet

Rakacolli: Shumica e infeksioneve janë marrë nga lokalet e natës

Shkruar nga Liberale
Rakacolli: Shumica e infeksioneve janë marrë nga lokalet e natës

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli duke prezantuar aktin noramtiv tek Komisioni i Ligjeve që ashpërson dhe ndalon hapjen e lokaleve të natës dhe diskove, ka thënë se edhe pse nuk janë lejuar asnjëherë të hapen infeksionet më të mëdha të COVID-19 janë prej këtyre ambienteve.

"Në këtë periudhë kemi shtim të të rinjtë të infektuar, në spitale, nga 20- 40 vjeç.Dua të theksoj se shumica e të rinjve nuk vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese. Janë të shkaktuara vetëm nga COVID-19. Kjo situatë nuk është vetëm në Shqipëri, por gjithë botën. Kosova ka shumë numra, Maqedonia ka shumë, mos flasim për Serbinë. Ka probleme dhe në SHBA apo vende të tjera.

Pra për mos arritur në këto situata, kemi menduar të vazhdojmë të mbajmë situatën në kontroll., siç e kemi thënë që kjo sëmundje nuk ka vaksinë, mbetet parandalimi. është parë që shumica e këtyre infeksioneve është marrë në ambientet e mbyllura bar/ restorante, dhe s’kanë qenë asnjëherë të hapura. Pra në efektin e muzikës, alkool, është krijuar mundësia që mos ruajnë distancën, të rrijnë më gjatë. Pra kemi propozuar që të merren këto masa shtrënguese për momentin që të përballojmë situatën, dhe mos kalojmë në situatat e frikshme që kanë kaluar vende më të fuqishme se ne. është përcaktuar dhe organi i kontrollit që do të jetë Policia e Shtetit.", tha Rakacolli. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH