Aktualitet

Rakacolli: Shqipëria, e para në rajon për ritmin e vaksinimit

Shkruar nga Liberale
Rakacolli: Shqipëria, e para në rajon për ritmin e vaksinimit

Komiteti Teknik i Ekspertëve, Mira Rakacolli analizon se ka një përmirësim të situatës epidemiologjike në vend, por jo aq sa për të ndryshuar masat kufizuese kundër COVID.

Teksa informonte lidhur me situatën, Rakacolli theksoi se gjatë këtyre 10 ditëve, Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të bërjes së vaksinimit.

“Masat e propozuara nga komiteti kanë qenë masa efikase dhe ky rezultat vjen edhe si bashkepunim akoma më i mirë e zbatimit të masave nga qytetarët. Një nga arritjet më të mëdha është fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditë ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të bërjes së vaksinimit. Duke ia kaluar edhe Serbisë e cila ishte e para në rajon. Pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet se masat do të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel siç kanë qenë më parë", tha Rakacolli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH