Aktualitet

Rakacolli: Masat kufizuese kanë dhënë efekt, janë ulur infektimet

               Publikuar në : 19:57 - 26/02/21 liberale

Prej ditesh, Shqipëria po përballet me një numër të madh viktimash dhe infektimesh të reja nga COVID-19, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku kurba duket se ka shënuar renie.

Por, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi për Vizion Plus, se vihet re një ulje e numrit të të infektuarve me Covid.

“Numri i viktimave shkon në përputhje me rritjen e atyre që janë të infektuar. Po ta marrësh në total, numri i viktimave me numrin e të infektuarve, si për qindje nuk ka ndryshuar. Është aq sa ka qenë në në javët paraardhëse. Fatmirësisht, po vëmë re një tendencë ulje. Ekspertët mendojnë se rritja e infektimeve në janar ka qenë komplekse. Fillimisht u lidh me faktin stinor. Faktori tjetër që është menduar ka qenë edhe ajo që nuk u zbatuan masat e rekomanduara në kohën e festave të fundvitit. Mendohet që në Shqipëri janë futur variantet e reja të virusit, të cilat kanë një infektueshmëri më të lartë se virusi bazë. Është ndërthurja e disa shkaqeve që kanë çuar në këtë rritje”, tha Rakacolli.

Sipas saj, masat kufizuese të propozuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve kanë dhënë efekt, ndërsa tregoi se plani i masave do të ndryshojë në varësi të rasteve.

“Ne besojme se masat kanë dhënë efekt duke analizuar indikatorët dhe duke i dhënë vlerë incidencës. U vu re që incidenca dyjavore ishte ulur me 2 për qind. I dhamë kohë vetes për një vlerësim më të kujdesshëm.”

Sa iu përket grupmoshave më të prekura, Rakacolli sqaroi: “Mosha mesatare më e prekur ka qenë ajo e grupmoshës 55-65 vjeç. Por, është rritur ndjeshëm edhe grupmosha 15-24, 25-35 vjeç; ka një rritje të ndjeshme në këto grupmosha, ku nuk është rritur vetëm prekja, por janë edhe format e rënda që kanë filluar të shfaqen”.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back