Aktualitet

Radhët në kufij, Greqia shtyn kufizimet deri më 31 gusht

               Publikuar në : 16:04 - 14/08/20 liberale

Qeveria greke vendosi sërish të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë për shkak të pandemisë. Ambasada e Greqisë në Shqipëri lajmëroi vendimin e marrë në datën 13 gusht.

Sipas këtij vendimi, shqiptarët nuk do të lejohen të futen në kufi deri më datë 31 gusht, duke e shtyrë kështu edhe me dy javë të tjera kufizimin.

Ambasada sqaroi edhe se cilat kategori përjashtohen nga ky rregull dhe si do të kryhet lëvizja e tyre.

“Sipas vendimit të qeverisë greke përjashtohen nga kufizimet poseduesit e pasaportes greke, të Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit dhe lejes së qëndrimit, personat që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe te gjithë ata që hynë pas marrjes se lejës përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshmë. Hyrja e personave të mësipërm nga pikat kufitare te Kakavisë, që lejohet të hynë 750 persona në ditë, dhe të Kapshticës që lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, ose me aeroplan (fluturimi Tiranë- Athinë).”

NJOFTIM
Sipas vendimit të qeverisë greke nr. Δ1α/Γ.Π.οικ.51236 /13.08.2020 (ΦΕΚ Β’3397), kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më datë 31 gusht 2020.

Sipas vendimit të qeverisë greke nr. Δ1α/Γ.Π.οικ.51244 /13.08.20 (ΦΕΚ Β’ 3399), përjashtohen nga kufizimet poseduesit e pasaportes greke, të Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit dhe lejes së qëndrimit, personat që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe te gjithë ata që hynë pas marrjes se lejës përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshmë. Hyrja e personave të mësipërm nga pikat kufitare te Kakavisë, që lejohet të hynë 750 persona në ditë, dhe të Kapshticës që lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, ose me aeroplan (fluturimi Tiranë – Athinë), sipas vendimit nr. Δ1α/ΓΠ.οικ. 50682/11.08.20 (ΦΕΚ Β’ 3362)

Sipas vendimit nr Δ1α/Γ.Π.οικ.50896/14.08.2020 (ΦΕΚ Β’3402), nga dita e diel 16.08.2020 ora 00:01 deri më 31.08.2020 ora 23:59, të gjithë ata që hynë në Greqi zbatohet karantinimi 7 ditor që prej mbërritjes së tyre (përjashtohen shoferat e kamionëve).
Personat të cilat shkelin masën e karantinës, përvec sanksioneve penale të parashikuara, dënohen më gjobë në masën 5.000 euro.

Nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:
1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike ose private të certifikuara në Shqipëri, (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)
2) Vërtetim diagnozë në anglisht (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit
3) Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Ata që hyjnë në Greqi për udhëtime profesionale absolutisht të nevojshme dhe me pas dalin nga shteti grek

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back