Aktualitet

Radhë të gjata/ Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Shkruar nga Liberale
Radhë të gjata/ Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Qytetarët nga Kosova edhe në këtë fillim javë janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrjeve për në Shqipëri.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka bërë të ditur se pritja në pikën kufitare Morinë për të hyrë në Shqipëri është 10 minuta.

Policia Kufitare shqiptare punoi me gjashtë sportele e me procedurë të përshpejtuar të kalimit.

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH