Aktualitet

Radhë të gjata automjetesh në Kapshticë, shkak i vonesave pala greke

Shkruar nga Liberale
Radhë të gjata automjetesh në Kapshticë, shkak i vonesave

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar mbrëmjen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se radhët e gjata kilometrike janë krijuar për shkak se pala greke po punon me numër të reduktuar sportelesh, pasi ditën e sotme në vendin fqinj ka pasur festë.

Momentalisht pala greke punon me dy sportele ndërsa në anën tonë dogana punon me 4 sportele.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH