Aktualitet

Radhë në Morinë, dyndje e madhe pushuesish nga Kosova

Shkruar nga Liberale
Radhë në Morinë, dyndje e madhe pushuesish nga Kosova

Në pikën kufitare të Morinës të shtunën në mëngjes paraqitet e njëjta panoramë si fundjavat që kemi lënë pas, mijëra automjete nga Kosova kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.

Mësohet se në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë.

Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës, më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës

Sipas policisë kufitare të Morinës, një numër i lartë i qytetarëve serb, kanë vendosur të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH