Aktualitet

Radhë në doganën e Kapshticës, pala greke redukton sportelet

Shkruar nga Liberale
Radhë në doganën e Kapshticës, pala greke redukton sportelet

Dhjetra mjete dhe udhëtarë janë duke pritur prej orëve të para të mëngjesit në doganën e Kapshticës, për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Radha e mjeteve të vogla dhe autobusëve është krijuar në tokën neutrale dhe territorin e doganës greke.

Reduktimi i personelit të policisë greke, e cila ka hapur vetëm një sportel në hyrje, po detyron qyetarët të presin disa orë për të kryer procedurat.

Fluksi i lartë i hyrje-daljeve po menaxhohet pa vonesa nga pala shqiptare, e cila punon me 3 sportele në dalje dhe 2 sportele për përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve që hyjnë në Shqipëri.

Autoritetet e kufirit i kanë kërkuar palës greke të shtojë sportelet dhe personelin per të evituar orët e pritjes dhe për të pershpejtuar procedurat e kalimit në territorin grek.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH