Aktualitet

Racizmi dhe sfida e të drejtave në shekullin e XXI

Shkruar nga Liberale
Racizmi dhe sfida e të drejtave në shekullin e XXI

Euxhenia Hodo

SHBA ka qenë dhe është ëndrra e shumë studentëve dhe familjeve shqiptare. Të jetosh dhe punosh në Amerikë konsiderohet si “t’ia dalësh”, “ëndërr” , “synim” “arritje”. Ky vend pret rreth një million emigrantë çdo vit nga çdo vend i botës ( përveç disa vendeve në Lindjen e Largët të cilat sipas qeverisë amerikane sponsorizojnë apo ndihmojnë terrorizmin). Në vitin 1750 emigrantë nga Europa Lindore filluan të jetonin në Amerikën e Veriut, ardhja e të cilëve i kushtoi jetën fiseve të lindura në Amerikën e Veriut të cilët u vranë nga këta emigrantë dhe u shpronësuan nga pronat dhe territoret e tyre. Për të ndërtuar ekonominë e vendit “pronarët e rinj” filluan krijimin e rendit skllavo-pronar duke blerë dhe shitur skllevër nga kontinenti Afrikan. Pikërisht këtu fillon problemi i racizmit që ekziston ende sot në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit me ngjyrë janë konsideruar historikisht si njerez me te drejta te kufizuara nga shoqëria amerikane. Për dekada me radhë procesi i ndarjes( segregation) midis shkollave, lagjeve, shtëpive, madje dhe tualeteve, parqeve, plazheve e shume vendeve të tjera, ka krijuar mentalitete thellësisht të gabuara. Meshkujt Afro-Amerikanë (jo femrat) fituan të drejtën e votës në vitin 1870. Pesë vite më parë nëpërmjet Amendamentit numër 13 skllaverimi u konsiderua nga qeveria si një praktikë joligjore. Për 400 vjet me radhë njerëzit me ngjyrë janë trajtuar si jo-njerëzor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentët e hershëm, apo familje me pushtet kanë qënë për vite me rradhë pronarë të 50-250 skllevërve. Trajtimi i tyre përfshin tortura dhe makabritete shumë here më të renda sesa trajtimi që i është bërë hebrejëve në Gjermani.

Megjithëkëtë për “ironi të fatit” apo ndoshta nga pushteti i atyre që janë të ulur në karriget e vendimmarrjes sot, kjo temë thuajse nuk diskutohet fare nq shkolla apo universitete. Personalisht kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitet 2010-2013 dhe barazia e të drejtave të njeriut është një lëndë që elaboron rëndësinë ligjore dhe institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian. Racizmi në Shtetet e Bashkuara është një shembull konkret se barazia e të drejtave nuk funksionon ashtu siç duhet.

Në 25 Maj të këtij viti, George Floyd u vra nga një polic gjatë arrestimit. Një video që shokoi të gjithë botën tregon qartazi se një oficer i policisë amerikane vendosi gjurin e tij të majtë në qafën e Floyd për 8 minuta dhe 46 sekonda ndërkohë që ai qëndronte i prangosur dhe pa levizur duke thënë shpeshtazi “ Nuk marr dot frymë”. Ky lajm u përhap shpejt në të gjithë boten dhe duke qënë se thuajse e gjithe bota ishte në pauzë për shkak të situatës së Covid-19 policia amerikane arriti të “demaskohej”. Të katër oficerët e policisë në vendngjarje u pushuan menjëherë nga detyra dhe FBI (Federal Bureau of Investigation) ka nisur një investigim penal kundrejt të 4 efektivëve të policisë.

Pas kësaj ngjarjeje të trishtë, në thuajse 100 qytete të SHBA dhe 34 vende të botës u iniciuan protesta të cilat vazhduan për pothuajse 3 javë (ne Neë York). Abuzimi i pushtetit nga ana e policisë amerikane është një problematikë shumë vjeçare dhe specifikisht e drejtuar kundrejt popullsisë me ngjyrë. Një numër i konsiderueshëm fëmijësh të meshkujve dhe femrave me ngjyrë janë vrarë dhe masakruar nga policia. Numrat prekën majat mbas vitit 2010 dhe rastet kanë qënë të shumëta, duke përmendur: Eric Garner (2014), Michael Broën (2014), Tamir Rice (2014), Laquan McDonald (2014), John Craëford (2014) Freddie Gray (2015), Ëalter Scott (2015), Alton Sterling (2016), Philando Castile (2016), Terence Crutcher (2016), Antëon Rose (2018), Sandra Bland (2015), Deborah Danner (2016), Atatiana Jefferson (2019) , Breonna Taylor (2020) e shumë të tjerë.

Pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve nga ana e policisë janë kryer për motive racizmi dhe diskriminimi. Pavarësisht evidencave konkrete si video apo foto, rastet e arrestimit dhe gjykimit të këtyre oficerëve janë shumë të pakta. Kjo praktikë ka shkaktuar dyshime në përgjegjshmërine dhe kredibilitetin e sistemit gjyqësor dhe drejtësisë në tërësi. Dukshëm, të tilla praktika janë kultivuar nga koha e skallëvërimit dhe fatkeqësisht vazhdojnë të ekzistojnë edhe në ditët e sotme. Abuzmi i pushtetit dhe përdorimi i tejkaluar i forcës policore mbeshtetet tërthorazi dhe nga presidenti i tanishëm, Donald Trump. Figura qendrore e krahut republikan është shprehur haptazi përpara medias përsa i përket natyrës raciste të politikave të kabinetit të tij. Racizmi sistematik ka qënë dhe është pjesë e axhendës politike. Trajtimi i diferencuar midis njerëzve me ngjyrë dhe njerëzve të bardhë është i dukshëm në shkolla, në ligj dhe në ekonomi.

Në Shqipëri, racizmi ekziston në forma pak më të ndryshme nga sa më sipër. Kurrikulat e shkollave të mesme apo fakulteteve mund të bëjnë një punë më të mirë në inkorporimin e kësaj teme në kuadër të të drejtave të njeriut. Në mënyrë metaforike mund të themi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës racizmi vret më shumë njerëz sesa pandemia e korona virusit dhe ky është një realitet që meriton t’i bëhët me dije edhe nje vendi si Shqiperia, e cila ka idealizuar dhe vazhdon të idealizojë Shtetet e Bashkuara çdo vit. Mënyra më efikase kundër racizmit është nëpërmjet edukimit, shkollimit. Mësuesit dhe pedagogët e fakulteteve të ndryshme duhet të trajnohen dhe të zoterojnë burimet dhe metododologjinë e nevojshme për të edukuar brezin e tanishëm dhe ata që do të vijnë.

Racizmi është një sjellje e mësuar, që do të thote se ashtu siç e kemi mësuar në ambientet familjare, në shkolle apo në punë, ashtu edhe mund edhe ta ç’mësojmë këtë lloj sjelljeje. Historia e Shteteve të Bashkuara, e Shqipërisë dhe shteteve të tjera Europiane ka një pafundësi shkeljesh të të drejtave të njeriut. Përmes edukimit, të gjithë ne mund ta ndryshojme këtë realitet. Sigurisht asnjë ndryshim nuk ndodh brenda ditës por nëse fillojmë punën sot do të thotë qe ja kemi nisur mbarë, siç thotë edhe një proverbë shqiptare “fillimi i mbarë është gjysma e punës”. Racizmi është një çështje komplekse që kuptohet dhe praktikohet në forma të ndryshme nga shtete të ndryshme por në thelb procesi i diskriminimit për shkak të races dhe ngjyrës ngelet i njëjti. SHBA ështeë shteti numër 1 në të gjithë rruzullin që praktikon racizmin sistematik në çdo fushë. Për ta konkretizuar argumentin e mësipërm le të përmendim disa statistika zyrtare të konfirmuara nga qeveria amerikane në rang federal.

Në vitin 2019, 59% e të burgosurve në rang federal janë njerëz me ngjyrë.

2 milion studentë braktisin shkollën çdo vit, nga të cilët më shumë se gjysma janë studentë me ngjyrë.

Për thuajse 15 vitet e fundit njerëzit me ngjyrë përbëjne numrin më të lartë në asistencë publike.

77% e pasurisë në rang federal zotërohet nga njerez të bardhë/ europianë

1 në 4 fëmijë me ngjyrë rritet pa figurën e babait.

Këto statistika janë pasojë e drejtëpërdrejtë e racizmit sistematik, i cili targeton në mënyrë të vazhdueshme njerëzit me ngjyrë. Në rang botëror, Shtetet e Bashkuara ka numrin më të lartë të popullsisë së burgosur (statistikë e marrë nga Kombet e Bashkuara, Neë York, 2019). 59% e kësaj popullsie është me ngjyrë. Asgjë nuk është e rastësishme. Autoritetet shtetërore praktikojnë standarte të dyfishta midis racave, e cila në vetëvete përben shkelje të nenit 1 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Një problem akoma më i thellë është marrëdhënia indiferente midis Shteteve të Bashkuara dhe dokumentave/institucioneve ndërkombetare. SHBA vazhdon të mos e njohë juridiksionin e gjykatës së krimeve ndërkombëtare. Ky vendim është tërësisht politik dhe i ndërmarrë me arsyetimin e “ruajtjes së sovranitetit”. Me fjalë të tjera, çdo krim ndërkombëtar që inkriminon Shtetet e Bashkuara gjykohet nga vetë Shtetet e Bashkuara, a nuk është kjo një formë diktature që vjen nga shteti më demokratik në botë?! Ëndrra amerikane që shitet në Shqipëri nuk i tregon këto anë të errëta dhe e vërteta është që disa nga ne as nuk duan t’i shohin këto anë. Për disa të tjere është e pamundur t’i shohin këto anë pasi qeveria amerikane bën një punë të shkëlqyer përsa i përket idealizimit të jetës dhe shoqërisë amerikane. Ka ardhur koha t’i shohim të vërtetat ashtu siç janë jo ashtu siç na intereson ne t’i shohim, apo ashtu siç na ofrohen. Për shembull, të pranosh se racizmi nuk ekziston në Amerikë për shkak se Obama u përzgjodh për 2 mandate si president do të thotë që të vërtetat pranohen ashtu siç ofrohen. Qytetarët amerikanë zgjodhën Obamën për president ashtu siç 8 vite më vonë votuan për Donald Trump. Problemi qëndron se nën qeverisjen e Trump, nivelet e racizmit kanë arritur majat, duke qënë se ai vetë punon vazhdimisht për ta lehtësuar dhe mbeshtetur kete proces.

I them këto për të rritur vetëdijen e popullit shqiptar sadopak. Të drejtat e njeriut është një nga fushat më problematike të vendit në këto momente, dhe është koha që shtete të tjera (përfshire këtu dhe Shqipërinë) të njihen me këto problematika. Të dish më shumë do të thotë të bësh më mië. Nëse ne si popull mësojmë më shumë sesi zbatohen të drejtat e njeriut do dijmë më mirë si t’i vëmë përpara përgjegjësise autoritetet shqipëtare dhe si të gjejmë rrugët e duhura në nivel kombëtar dhe ndërkombetar për t’i mbrojtur këto të drejta. Të drejtat e njeriut nuk vijnë nga qeveria vijnë nga fakti i thjeshtë që jemi frymorë, por garantimi dhe zbatueshmeria e tyre i është besuar shtetit, specifikisht sistemit gjyqesor. Idealisht, zbatimi i tyre duhet të jetë i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë, pa dallim race apo ngjyre. Realisht, 62% e njerëzve me ngjyrë në SHBA trajtohen në mënyrë të diferencuar nga policia, nga sistemi gjyqësor, nga punëdhënësit apo nga sistemi shëndetësor.

Zbulimet më të fundit të vitit 2020, tregojnë se njerëzit me ngjyre janë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga korona virusi në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Në lagjet e varfëra, kushtet higjenike lënë shumë për të dëshiruar dhe jo rastësisht këto lagje janë 100% të populluara nga persona të komunitetit afro-amerikanë dhe latinë. Kushtet pre-ekzistenciale si tensioni i lartë, diabeti apo sëmundje të tjera të shkaktuara nga kequshqyerja janë dominuese në të tilla lagje, kusht ky i mjaftueshëm për t’u ekspozuar më shumë ndaj virusit. 48 shtete të Amerikës, përfshirë këtu dhe Ëashintgon D.C  raportuan në maj të këtij viti që më shumë se gjysma e të infektuarëve janë njerëz me ngjyrë dhe  90% e të vdekurve i përkasin komunitetit afro-amerikan dhe latin. Ky komunitet vazhdon të preket në mënyrë dispropocionale nga korona virusi. Rezultate të tilla janë pasojë e mungesës së testimit dhe mos marrjes së antitrupave në këto komunitete. Zonat e testimit janë shpërndarë në mnëyrë jot ë barabartë duke favorizuar kështu lagje dhe familje me të ardhura të mesme dhe të larta. Shkelje flagrante kjo e të drejtës për aksës të barabartë në sistemin shëndetësor. Mësimi i rradhës: “Oportuniteti dhe barazia, dy koncepte me të cilat SHBA krenohet-ekzitojnë, POR vetëm për disa”.

Padrejtësistë dhe mosbarazitë janë prezente në çdo vend të botës. Çfarë do të ishte shteti dhe sistemet pa ekzistencën e kriminalitetit dhe lirisë?! Problemi qëndron se SHBA ka arritur të manipulojë vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim duke krijuar iluzione se liria, barazia dhe drejtësia gjenden në çdo hap të këtij vendi. Një gënjeshtër e madhe.Me shekuj të tërë ky vend ka operuar dhe vazhdon të operojë në mënyrë sistematike, duke përdorur mënyra joligjore, taktika jo humane kudnrejt popullsisë me ngjyrë.

Le të mbetemi vigjilentë dhe të mësojmë më shumë nga këto praktika për të mos përsëritur gabimet e së shkruarës. Është kritike të informohemi për realitetin e pa censuruar nga dogma politike dhe interesat e pushtetarëve që gabimimisht zgjidhen në krye të vendit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH