Aktualitet

Rabini izraelit e quan drejtësi hyjnore tërmetin në Turqi dhe Siri: Zoti po gjykon armiqtë tanë

Shkruar nga Liberale

Një rabin izraelit i ka quajtur dy tërmete shkatërrimtare që vranë mijëra njerëz në Turqi dhe Siri si një "drejtësi hyjnore".

"Zoti po i gjykon të gjitha kombet rreth nesh që donin të pushtonin tokën tonë disa herë dhe të na hidhnin në det," tha kryerabini Shmuel Eliyahu, një figurë e shquar në lëvizjen kombëtare fetare të Izraelit, në një artikull të botuar në "Olam Katan", një buletin popullor i krahut të djathtë.

“Ne nuk e dimë se çfarë llogarish duhet të zgjidhen me Turqinë, e cila ka shpifur për ne në çdo arenë të mundshme. Por nëse Zoti na zbulon dhe na thotë se ai do të gjykojë të gjithë armiqtë tanë, ne vetëm duhet të shikojmë dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh," tha Eliyahu në artikullin e cituar nga gazeta "The Times of Israel".

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën nga 13 milionë njerëz në 10 provinca në Turqi, dhe gjithashtu u ndjenë në disa vende të rajonit.

“Kjo ka të bëjë edhe me Sirinë, e cila abuzoi me banorët e saj hebrenj për qindra vjet në shpifjet e gjakut të Damaskut dhe të tjerëve; e cila pushtoi Izraelin tre herë për të vrarë dhe shkatërruar”, tha Eliyahu, i cili ka lidhje të ngushta me ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir.

"Çdo gjë që ndodh, ndodh për të pastruar botën dhe për ta bërë atë më të mirë."

Rabini hebre i krahasoi tërmetet me mbytjen e egjiptianëve në Detin e Kuq në historinë biblike të Eksodit, shkruan AA.

"Nuk ka dyshim se ata që do t'i kishin parë egjiptianët duke u mbytur në det dhe që nuk e mbanin mend të gjithë ngjarjen nga fillimi në fund, do të ishin mbushur me keqardhje të madhe për ta dhe do të ishin përpjekur t'i shpëtonin nga mbytja," ka shkruar Eliyahu.

Nuk kishte asnjë koment nga autoritetet izraelite mbi shkrimin e rabinit./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH