Portieri i Partizanit, Aldo Teqja duket se e ka kaluar rrezikun për jetën.
Sipas “Panorama Sport” 24-vjeçari është përplasur me një tendë gjatë rënies, dhe tashmë nga kontrollet në spital, vërehet se nuk ka thyerje, por vetëm shembje.
Mjekët po shikojnë për hemorragji të brendshme, si edhe probleme në shtyllën kurrizore, të cilat mund të shfaqen më vonë te lojtari.
Teqja ra mbrëmjen e djeshme nga kati i gjashtë i pallatit. Priten analizat më të specializuara për të përcaktuar gjendjen e Teqjes./Gazeta Liberale