Aktualitet

Ra nga anija turistike, ndërron jetë 25-vjeçarja në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Ra nga anija turistike, ndërron jetë 25-vjeçarja në

Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 25-vjeçarja që ra nga anija e ankoruar duke zbritur, teksa dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë policia ka arrestuar një punonjës të anijes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit Aleksandër Golemaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25-vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.

Sipas policisë, Golemaj, i punësuar në anijen turistike nuk duhet të kishte lejuar prezencën e shtetases pasi anija ishte e ankoruar dhe nuk ishte funksionale në atë orar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH