Globi

Qyteza rumune rizgjedh kryebashkiakun e vdekur nga Covid

Shkruar nga Liberale
Qyteza rumune rizgjedh kryebashkiakun e vdekur nga Covid

Një qytezë rurale rumune ka rizgjedhur me shumicë dërrmuese votash kryebashkiakun e tyre edhe pse ai ka vdekur dy javë më parë nga komplikacionet e Covid-19, me argumentimin se kishte bërë një punë aq të mirë sa meritonte fitoren pas vdekjes.

Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte fshatarët që vizitonin varrin e social-demokratit Ion Aliman, dhe ndiznn qirinj pas mbylljes së votimit lokal të dielën.

“Kjo është fitorja jote,” dëgjohet një burrë që thotë. “Ta dini që të mbeteni krenar për ne. U prehsh në paqe.”

Aliman fitoi mandatin e tretë në Deveselu, fshati me rreth 3,000 banorë në jug të Rumanisë, me 64% të votave, tregonin rezultatet zyrtare.

Ai ishte një kryebashkiak i vërtetë për ne,” thotë një grua e paemëruar për televizionin lokal ProTV në Deveselu, teksa mban maskë në fytyrë.

“Ai mbante anën e fshatit, respektonte të gjitha ligjet. Nuk do të kemi kurrë kryebashkiak si ai.”

Aliman, një ish-oficer i marinës që do të mbushte sot 57 vjeç, vdiq më 17 shtator në një spital të Bukureshtit.

Zyrtarët thanë se emri i tij ishte printuar në fletët zgjedhore dhe nuk mund të hiqej në kohë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH