Aktualitet

Qytetarja denoncon nga spitali: Më dhunoi shefi i Komisariatit

Shkruar nga Liberale
Qytetarja denoncon nga spitali: Më dhunoi shefi i Komisariatit

Një qytetare nga Divjaka ka denoncuar shefin e Komisariatit të këtij qytet për dhunë.

Mësohet se qytetarja Elsa Bita ka thënë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, pasi ka filmuar një takim elektoral.

Ajo ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore. Prej aty, Bita është shprehur se ka qenë duke filmuar një takim elektoral sot në Divjakë, kur është dhunuar.

Në spital për të vizituar qytetaren e dhunuar ka shkuar edhe kreu i PD në këtë vend, i cili ka kërkuar arrestimin e shefit të policisë.

Kush të qëlloi?

Qytetarja Elsa Bita: Vetë shefi i komisariatit, pse filmon më tha dhe më mori telefonin.

Ta theu telefonin?

Qytetarja Elsa Bita: Donte ta thyente, më pas më ka kapur dhe më ka përplasur. I thoshte të tjerëve merreni dhe shoqërojeni në komisariat, ata nuk po i bindeshin dhe më mori vetëm pastaj. Nuk e di ç’pati.

Si e ka emrin?

Qytetarja Elsa Bita: Altin quhet ka një muaj që ka ardhur në Divjakë. Vajzat e tjera pak më tutje pash që i morën telefonin dhe e mori një grup e futën brenda nuk e di e shanë apo e goditën.

Ku ishit, cfarë po filmonit?

Qytetarja Elsa Bita: Rrugës varrezave po filmonim, përballë lokalit të Dine Aliajt.

Pjesëmarrës kush ishte?

Qytetarja Elsa Bita: Ishte PS-ja te lokali, gjithë administrate domethënë.”, u shpreh Elsa Bita.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH