Aktualitet

Qytetari fiton gjyqin për shembjen e pronës, kryebashkiakja e Dimalit përfundon në SPAK

Shkruar nga Liberale
Qytetari fiton gjyqin për shembjen e pronës, kryebashkiakja e Dimalit

Pas një betejë 2 vjeçare, Petrit Baho më në fund do të gëzojë pronën e tij, pasi e fitoi çështjen ndaj kryebashkiakes së Dimalit Juljana Memaj, të cilën e kishte denoncuar për shkatërrim prone.

Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje tregojnë se kalvari i padrejtësive dhe përpjekjeve nisi 2 vite më parë kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti.

Braho tregon se në nëntor të 2020 inspektorët e IKMT së Bashkisë me urdhër të kryetares, Juljana Memaj i shembën një godinë dhe në mënyrë të kundraligjshme.

“Më në fund drejtësia u vu në vend. Kam fituar gjyqin dhe jam i gëzuar se prona ime do kthehet në vend se e kam me gjak” tha Braho.

Fillimisht u pretendua se ky shtetas (Ramadan Baho) e kishte marrë tokën me kontratë qiraje nga bashkia Dimal por kjo nuk u provua asnjëherë me anë të shkresave, ndërkohë që pasi i dëmtoi pronën Petrit Bahos me fadromat e saj, bashkia i tha se do të ndërtonte aty një kënd lojërash.

Pasi faktet dhe provat nxorën fitues ndaj bashkisë Dimal qytetarin e dëmtuar Petrit Baho, kryebashkiakja e Dimalit Juljana Memaj dhe punonjësit e IKMT së bashkisë janë referuar për të dytën herë në SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Kallëzimi i parë në SPAK për kryebashkiaken Memaj është bërë nga çifti i dëmtuar Petrit dhe Burbuqe Baho në Dhjetor 2020, ndërkohë që këtë herë ka qenë gjyqtarja Adelajda Gjuzi që një kopje të vendimit të marrë prej saj ja ka dërguar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat për të hetuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga Nenet 248 dhe 186/1 dhe 3 të Kodit Penal, të kryera nga ana e punonjësve të bashkisë Dimal dhe kryebashkiakes.

Në përfundim të këtij gjykimi, gjyqtarja Adelajda Gjyzi ka vendosur që: Bashkia të pushojë cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen. Bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit, ndërkohë që edhe shpenzimet e gjyqit ju ngarkuar palës fajtore.

“Edhe pse kemi 2-vjet që dergjemi gjyqeve, jemi kërcënuar me jetë nga kryebashkiakja Memaj dhe punonjësit e bashkisë sot jemi të lumtur sepse më në fund drejtësi u vu në vend”, shprehen Kujtimi dhe Burbuqe Baho

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH