Aktualitet

Qytetari: Anisa me Dëshmitarët e Jehovait më ka ardhur në derë

Shkruar nga Liberale
Qytetari: Anisa me Dëshmitarët e Jehovait më ka ardhur në

Një dëshmitar që ka preferuar të qëndrojë anonim ka folur sot për ngjarjen tragjike të Kombinatit në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24.

Ai tha se e ndjera Anisa Josifi ka qenë në banesën e tij bashkë me tre persona të tjerë Dëshmitarë të Jehovait.

“I kërkoj ndjesë familjarëve të viktimave të mos i lëndoj. Para 2 vitesh, Anisa bashkë me një vajzë tjetër dhe dy burra një 65 vjeç dhe tjetri rreth 35 vjeç kanë ardhur në lagjen tonë dhe kanë insistuar të futen në banesë me ato letra. Unë jam konfliktuar me atë që ishte më i madh, tjetri nuk fliste shqip. I huaji ishte me kostum të zi, kurse shqiptari me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, nga dialekti them se nga Jugu. Anisën nuk e njihja më para kurse kunatin e Zhanetës e njoh shpejt, kam pasur muhabet, pinim dhe kafe. Kur pashë ngjarjen e kam bërë lidhjen me Anisën”, tregoi qytetari. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH