Aktualitet

Qytetarët pa maska, qindra gjoba nga policia

Shkruar nga Liberale
Qytetarët pa maska, qindra gjoba nga policia

Policia e Shtetit bën me dije se vijon kontrollet në terren për zbatimin e qytetarëve të masave anti-Covid.

Gjatë ditës së fundit efektivët e policisë kanë gjobitur me 3000 lekë 765 qytetarë në të gjithë vendin, të cilët lëviznin pa mbajtur maskën mbrojtëse. Gjithashtu u vendosën dhe 3 gjoba 1 mln lekë për 3 lokale që nuk kishin zbatuar protokollet e sigurisë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH