Aktualitet

Qytetarët çajnë rrethimin e Policisë dhe hyjnë te Parku i Liqenit

               Publikuar në : 19:37 - 23/05/20 liberale

Pedagogu Erion Kristo dhe disa qytetarë kanë sfiduar vendimin e qeverisë për të mos hyrë në Liqenin Artificial pasditen e sotme.

Përmes një postimi në Facebook ai kishte paralajmëruar se do të ishte te Liqeni në orën 18:00, ndërkohë që videon kur futet te zona pedonale e liqenit e ka postuar live në Facebook.

Në momentet e para pas debatit më policët e vendosur në hyrje të Liqenit për të mos lejuar njeri të futet sipas urdhrit të qeverië për shkak të pandemisë, pedagogu tha:

Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni , mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua.

Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krim, jemi të distanuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri.

Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni.

Po na racionohet ajri ore oooou, ja shikoje popullin, ca më tregoni mua ca kemi bërë ke ligj kemi shkelur.

Ajri të shëron? Po, dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na cave kokën.

Gjella me krip piperi me karar, a morët vesh o katundar edhe ju qytetar që bëni si qytetar”.

Gepostet von Erion Kristo am Samstag, 23. Mai 2020

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back