Aktualitet

QSUT thirrje qytetarëve: Nuk mund të hyni tek Infektivi

Shkruar nga Liberale
QSUT thirrje qytetarëve: Nuk mund të hyni tek Infektivi

Duke marrë shkas nga fotot e qytetarëve të grumbulluar tek Infektivi, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi në rrjetet sociale.

QSUT u dërgoi një thirrje të gjithë qytetarëve që të mos harrojnë se pandemia vijon. Për këtë arsye, atyre nuk u lejohet të futen në spitalin Infektiv.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në një SITUATË PANDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve. Spitali i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në spital Covid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacientëve”, thuhet në njoftim.

Ata familjarë që kanë sende personale për t’u dërguar të afërmve të shtruar në spital, duhet të kontaktojnë me koordinatorin e posaçëm.

Ndërsa pacientët e shtruar mund të komunikojnë me familjarët e tyre jashtë vetëm përmes telefonit.

Për këtë situatë pak më herët reagoi edhe presidenti Ilir Meta. Ai kërkoi reflektim të menjëhershëm nga ana e autoriteteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH