Letërsi

QKLL ka shpallur konkursin “Libri i karantinës"

Shkruar nga Liberale
QKLL ka shpallur konkursin “Libri i karantinës"

Ftohen autorët shqiptarë që deri më 30 qershor të dorëzojnë veprat e tyre në prozë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vetëm dy javë pas izolimit total pas pandemisë së krijuar, shpalli konkursin “Libri i karantinës” duke ftuar autorët shqiptarë pavarësisht gjeografisë ku ndodheshin, t’i shihnin këto kohë të lidhura me shkrimin. Konkursi është i hapur deri më 30 qershor dhe ftohen të gjithë autorët që kanë një vepër në prozë, e cila mund të jetë një përmbledhje me tregime, roman apo novela t’i dërgojnë në adresën e bërë publike nga QKLL.

Sipas drejtores së QKLL, Alda Bardhyli tema e konkursit nuk duhet të jetë domosdoshmërisht e lidhur me temën e dorëshkrimeve që do të bëhen pjesë e tij. Ajo cfarë është e rëndësishme, sipas saj është fakti që krijimet të jenë realizuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa tema është e lirë.

Juria e këtij konkursi është e përbërë nga Virgjil Muci, Ylli Demneri, Loer Kume, Fatmira Aliaj, Rita Petro dhe Durim Abdullahu, ndërsa mbështetja e letërsisë dhe autorëve shqiptarë është në themel të kësaj nisme. QKLL ka nisur edhe fushatën e leximit, duke na ftuar që këto ditë të vështira t’i shohim si një mundësi për t’u kthyer tek libri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH