Aktualitet

Qeveria vendim për nxitjen e vullnetarizmit, Peleshi: Ja çfarë synojmë

Shkruar nga Liberale
Qeveria vendim për nxitjen e vullnetarizmit, Peleshi: Ja çfarë

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi dy vendimet e marra që i përkasin institucionet që ai drejton.

Peleshi tha se një ndër vendimet është përditësimi i listës së artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë.

“Është një detyrim që buron nga BE por edhe për të rritur sigurinë tonë kombëtare. Do të thotë më shumë siguri e mbrojtje”, u shpreh Peleshi, ndërsa njoftoi vendimin e dytë i cili ka të bëjë me nxitjen e vullnetarizmit.

“Vendimi i dyti, synon të nxisë vullnetarizmin. Të gjithë e dimë që pas viteve’ 90 nuk ka patur ditë të mira. Sot jemi krenarë për qindra vullnetarë që na bashkohen në përballjen me fatkeqësitë natyrore me emergjencat civile. Me këtë vendim i japim mundësi institucionit t’i trajtojnë më dinjitet vullnetarët. Kemi mundësi t’i trajtojmë ata me transport akomodim por edhe një pagesë dinjitoze të merituar", u shpreh Peleshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH